Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dy vjet Covid-19, Manastirliu rrëfen momentet me të vështira gjatë pandemisë

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 20:18 | Aktualitet
Dy vjet Covid-19, Manastirliu rrëfen momentet me të vështira

Edhe Shqipëria duket se e kaloi fazën kritike të pandemisë. Dy vite nga zbulimi i rasteve të para me koronavirus, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste për A2 CNN rrëfen se si u përballua situata, momentet më të vështira, por edhe për fundin e masave anti-covid.

Mes vendeve te botës, edhe Shqipëria kaloi kohë vështira pandemi, nga sfidat e Shëndetësisë deri tek pasojat e rënda në ekonominë e vendit. Megjithatë, dy vjet nga zbulimi i rasteve të para ministrja e Shëndetësisë e konsideron të fituar luftën me koronavirusin. Meritat ua dedikon mjekëve të parëve, por edhe qytetarëve. 

“Nuk besoj që këtu është vendi dhe momenti për të vendosur nota, por ajo që është e rëndësishme është mënyra si jemi përgjigjur dhe ajo që qytetarët kanë perceptuar e jetuar vetë. Betejën e kanë fituar qytetarët”.

Në një intervistë për A2 CNN, Ogerta Manastirliu rrëfen disa nga momentet e saj më të vështira. Menaxhimi i dy pacientëve zero më koronavirus nuk ishte i lehtë në fillimet e pandemisë. Por më të rënda ishin lajmet që vinin nga infektivi dhe spitale të tjera për vdekjet nga Covidi edhe në radhët e mjekëve.

“Humbja e jetës së kolegëve tanë; mjekë e infermierë kanë qenë disa momente të tilla që na kanë bërë të ndihemi keq dhe të punojmë akoma më shumë”.

Tashmë që periudha më e vështirë e pandemisë ka kaluar, ministrja Manastirliu ia njeh si sukses vetes dhe qeverise menaxhimin pandemisë së koronavirusit. Për opozitën vijon të ketë të njëjtin qëndrim, atë të mos bashkëpunimit edhe në ditët më të vështira.

“Të flasësh nga fronti i divanit dhe Facebooku-t e sheh me ngjyra të tjera dhe kur je në front është diçka tjetër. Opozita ka të drejtë të kritikojë dhe ato janë marrë parasysh kurse akuzat janë turpi i atyre që i bëjnë”.

 Ndërsa valët e covid-19 shkonin dhe vinin, në popullatë u krijua perceptimi se vendimet e ekspertëve vendoseshin nga qeveria apo nga situata ekonomike e vendit. Por ministrja e Shëndetësisë mohon në mënyrë kategorike.

“Dhe kemi besuar 100% si qeveri në vendimin e Komitetit të Ekspertëve, vendimet e tyre kanë qenë të pavarura”.

 Në dy vite në mes të krizës pandemike, vetë ministrja e Shëndetësisë i ka shpëtuar infektimit nga Covidi, falë masave strikte dhe vaksinës, thotë ajo. E pyetur se kur do t’i heqim edhe maskat, për Manastirliun kjo varet nga nivelet e vaksinimit të popullatës. 

“Deri tani nuk e kam kaluar. E para zbatimi i masave dhe pjesën tjetër ia dedikoj vaksinës”, theksoi ajo.

“Buzëqeshja e Shqipërisë” duket se ka ndalur, por për ministren, procesi i vaksinimit duhet të vijojë për t’u mbrojtuar nga çdo mutacion i mundshëm i koronavirusit. E ndërkohë misionit të Infektivit si spital Covid po i vjen fundi. Ai do t’i nënshtrohet rikonstriuksionit të plotë, pohoi ne intervistën për A2 Ogerta Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu