Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirrjen e dytë për shprehje të interesit

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 15:43 | Aktualitet

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, veçanërisht të të rinjve. Ai rrit konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese rajonale.

Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ) i ka mandatuar një total prej 39 milionë euro Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për të mbështetur investimet në projektet e trajnimit bashkëpunues në ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6). Agjencia zbatuese e projektit është Forumi i Investimeve i Dhomave (CIF WB6), i cili mbështetet nga një konsorcium ndërkombëtar konsulentësh për të zbatuar programin e përgjithshëm.

RCF-ja pati një Thirrje të parë shumë të suksesshme për Shprehje interesi të shpallur në vitin 2021 që rezultoi me 37 projektet më të suksesshme të propozuara për financim, duke alokuar afërsisht 15,4 milionë euro për rajonin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tani RCF-ja shpall Thirrjen e Dytë për Shprehje të Interesit dhe fton konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve të përkushtuara për zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues për të aplikuar dhe:

  • Të konkurrojnë për mundësinë për të realizuar investime të konsiderueshme në pajisjet e trajnimit dhe objektet e trajnimit pranë instituteve të formimit profesional dhe të nxiten për të futur teknologji të reja
  • Të mbështesin zhvillimin e metodave të trajnimit bashkëpunues për të adresuar mungesat e burimeve njerëzore në mënyrë efektive dhe strategjike për t'iu qasur ngritjes së kapaciteteve
  • Të përmirësojnë punësueshmërinë e të trajnuarve/të diplomuarve të Arsimit dhe Formimit Profesional, si dhe integrimin e tyre në tregun e punës
  • Të rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve vendore si rezultat i programeve të trajnimit bashkëpunues të zbatuara me sukses.

Thirrja e dytë për shprehje interesi do të jetë e hapur nga data 7 mars deri më 14 prill 2022, ora 23:59. Thirrja publikohet njëkohësisht në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. RCF-ja fton aplikime nga të gjashtë ekonomitë dhe të gjithë sektorët ekonomik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos