Fotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në Mariupol

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 21:05

Fotot e tmerrshme nga bombardimi i maternitetit në Mariupol

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 21:05

“Kiyv Post” ka publikuar foto të tmerrshme të pasojave që ka lënë bombardimi rus ndaj një materniteti në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë.

Në foto shihen gra shtatzënë të plagosura, duke dalë nga rrënojat e maternitetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.

“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelensky.