CIA: Putin nuk do të ndalet, 2 javët në vazhdim do të jenë të vështira

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 12:53

CIA: Putin nuk do të ndalet, 2 javët në vazhdim do të jenë të vështira

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 12:53

Presidenti rus Vladimir Putin mund të intensifikojë ofensivën në Ukrainë pavarësisht disfatave të ushtrisë dhe sanksioneve të forta ekonomike. paralajmërimi vjen nga agjencitë amerikanë të zbulimit të cilat parashikojnë se javët në vazhdim do të jenë shumë të vështira. Ato vlerësojnë se 2 deri në 4 mijë trupa ruse janë vrarë deri më tani, por situata rrezikon të përkeqësohet për ukrainasit, ndërsa rezervat e ushqimeve dhe ujit do të mbarojnë për dy javë.

“Ka pak gjasë që putin të ndalet nga disfatat e pësuara, madje me shumë mundësi do të përshkallëzojë ofensivën për të arritur qëllimin e neutralitetit ushtarak të Ukrainës, nëse kjo gjë nuk arrihet me negociata. Ne vlerësojmë se Putin është i zëmëruar që perëndimi nuk e respekton dhe e percepton këtë si një luftë që nuk mund t’ia lejojë vetes të humbë”, tha Avril Haines, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.

Shefi i Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit thotë se njoftimi i Putinit për të vendosur në gjendje gatishmërie të lartë forcat bërthamore ishte ekstremisht i pazakontë, por inteligjenca nuk ka vëzhguar deri më tani ndryshime të pozicioneve nukleare. Edhe William Burns, drejtor i CIA-s mendon se Moska nuk do të tërhiqet. “Mendoj se Putin është i zemëruar dhe i frustruar tani. Me shumë mundësi ai do të intensifikojë sulmet për të shkatërruar ushtrinë ukrainase, pa marrë parasysh viktimat civile. Mendoj se Ukrainën e presin dy javë shumë të shëmtuara”, tha ai.

Burns thotë se CIA nuk është në gjendje të përcaktojë se si do t’ia arrijë Putini qëllimit të tij për marrjen e Kievit dhe zëvendësimin e Zelensky-t me një qeveri pro Moskës. Sipas tij Moska nuk i kishte menduar vështirësitë me të cilat do të përballej e aq më tepër nuk e kishte parashikuar unitetin e komunitetit ndërkombëtar përballë ofensivës.