Nesër në Turqi negociatat e nivelit të lartë Rusi-Ukrainë

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 09:39
lavrov11 1073x720

Nesër në Turqi negociatat e nivelit të lartë Rusi-Ukrainë

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 09:39

Pas tre raunde bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë që kanë arritur pak drejt marrëveshjes së përfundimit të luftimeve, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit më të lartë mes dy palëve.

Ashtu siç është raportuar dhe më herët, ministri i Jashtëm rus, Lavrov do të takohet me homologun ukrainas Kuleba, në qytetin e Antalias në Turqi.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Tass, takimi diplomatik është konfirmuar që do të mbahet dhe nga zyrtarja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.