Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Putin nuk mund t’ia lejojë vetes ta humbasë këtë luftë”

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 08:09 | Bota
“Putin nuk mund t’ia lejojë vetes ta humbasë

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Avril Haines, ka raportuar së fundmi në një seancë dëgjimore në Kongres, ku ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe madje dhe për presidentin rus, Putin.

Sipas Haines, Putin mendon se Perëndimi nuk i jep atij respektin e duhur dhe për këtë arsye nuk mund t’ia lejojë vetes të humbasë këtë luftë.

"Vlerësojmë se Putini ndihet i prekur nga fakti që Perëndimi nuk i jep atij respektin e duhur dhe e percepton këtë si një luftë që nuk mund t’ia lejojë vetes ta humbasë. Mendojmë se nuk ka gjasa që Putini të frenohet nga pengesat e hasura deri më tani dhe në vend të kësaj do të intensifikojë përpjekjet e tij për të arritur çarmatimin, neutralitetin e Ukrainës dhe për të parandaluar integrimin e mëtejshëm me SHBA-në dhe NATO-n, nëse ai dështon ta bëjë këtë me negociatat diplomatike ”, tha drejtoresha e Inteligjencës Amerikane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani