Britania ngrin asetet e Roman Abramovich

Përditësuar më: 10/3/2022, ora 10:56
abramovic 1280x720

Britania ngrin asetet e Roman Abramovich

Përditësuar më: 10/3/2022, ora 10:56

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të sanksionojë pronarin e klubit të futbollit të Chelsea, Roman Abramovich.

Miliarderi rus është një nga 7 oligarkët rusë, asetet e të cilëve bllokohen, në vendimin e fundit të Downing Street.

Në një dokument të Thesarit Britani, Roman Abramovich përshkruhet si një oligark pro-Kremlinit që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Disa ditë më parë, Abramovich hoqi dorë nga presidenca e Chelsea dhe vendosi ta nxirrte klubin në shitje, në një lëvizje që shumë e konsideruan si një përpjekje për të shitur sa më shpejt asetet që të shmangte bllokimin e tyre nga sanksionet.