Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lufta në Ukrainë, Macron dhe Scholz bisedë me Putin: Duhet armëpushim!

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 16:43 | Bota
Lufta në Ukrainë, Macron dhe Scholz bisedë me Putin: Duhet

Gjermania dhe Franca i kërkojnë Rusisë të vendosë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Kancelari Olaf, Shcolz dhe presidenti Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për të diskutuar mundësitë e një zgjidhjeje diplomatike të krizës.

Qeveria gjermane thotë se Scholz dhe Macron insistuan në shtimin e negociatave direkte mes Rusisë dhe Ukrainës.

Dy liderët europianë kanë vendosur që të zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike me Putin në ditët e ardhshme. Këtë e konfirmon dhe presidenca ruse që nuk ka dhënë shumë detaje për bisedën mes tre liderëve.

E teksa përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vijojnë, Putin kërkon që të forcojë aleancat.

Presidenti rus do të presë nesër në Moskë homologun nga Bjellorusia, Aleksandër Lukashenko. Qëllimi i kësaj vizite nuk dihet, po ashtu as temat që do të diskutojnë dy liderët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë