Putin: Perëndimi po na fajëson ne për gabimet e veta

Publikuar më: 10/3/2022, ora 15:48
vladimir putin 1 1156x720

Putin: Perëndimi po na fajëson ne për gabimet e veta

Publikuar më: 10/3/2022, ora 15:48

Vladimir Putin pretendon se Perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta, duke vendosur embargo ndaj naftës ruse. Ai gjithashtu akuzoi shtetet perëndimore se po mashtrojnë popullsinë e tyre.

Reuters raporton se Putin gjithashtu ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe është zotuar që të zgjidhë çdo problem që mund të vijë si pasojë e tyre. Ai tha edhe se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në fushën e energjisë, ndërsa përmendi inflacionin në SHBA – që për muajin shkurt arriti në 7,9% – si rezultat i bllokimit të naftës ruse.

Ndërkohë, Ministria ruse e Financave tha se ka ndërmarrë masa për të kufizuar largimin e kapitalit dhe se do të punojë me Bankën Qendrore të vendit për të siguruar stabilitet financiar në Rusi.