SHBA bën bilancin e rusëve të vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë

Përditësuar më: 10/3/2022, ora 08:55
55094897 10588875 image a 185 1646747233325

SHBA bën bilancin e rusëve të vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë

Përditësuar më: 10/3/2022, ora 08:55

Bilance kontradiktore vijojnë të vijnë nga fronti i luftës në Ukrainë, tashmë që konflikti i armatosur me Rusinë po përfundon javën e dytë.

Zyrtarë të qeverisë amerikanë bëjnë me dije se sipas të dhënave të tyre të paktën 5000 deri në 6000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga nisja e “operacionit special”.

Ekspertët vlerësojnë se të plagosurit mund të jenë nga 15 mijë në 18 mijë duke hamendësuar, pasi tipikisht niveli i të plagosurve është 3 herë më i lartë nga ai i viktimave.

Zyrtarët e konsiderojnë këtë projeksion se ka shumë humbje dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime ndërsa Rusia mohon duke shtuar se më pak se 500 trupa të saj kanë humbur jetën në Ukrainë.