Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lufta në Ukrainë, “çmenden” çmimet në Shqipëri, nis blerja me shumicë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 16:40 | Sociale
Lufta në Ukrainë, “çmenden” çmimet në

Ukraina është në luftë, por në Shqipëri ka nisur beteja për mbijetesë. Rritja e çmendur e çmimeve ka prekur gjithçka, deri tek ushqimet bazë. Në çdo dyqan dhe market ndihet shqetësimi i qytetarëve.  E pamundur të përballojnë këtë rritje çmimesh, thonë ata.

Tashmë frika nga një tjetër luftë, ka boshatisur rezervat me miell në magazinat e marketeve të mëdha. Prej ditësh edhe në raftet e dyqaneve ka mungesa të miellit, ndërsa nga pronarët  e këtyre bizneseve janë afishuar njoftime të pazakonta që duket se paralajmërojnë ditë më të vështira; “mos blini më shumë se 5 pako”.

Më të goditurit nga kjo situatë janë pensionistët. Enden përreth rafteve në markete për të gjetur ndonjë produkt që mund t’i ketë shpëtuar rritjes. Por as çmimi I bukës nuk është më sa dje. E ndoshta nesër thonë shitësit do të ketë një tjetër rritje.

Ndërkohë tregjet e fruta-perimeve, boshatisur prej ditësh nga blerësit, janë dëshmi e asaj që po përjetojnë qytetarët në vend, rritjen më të madhe të çmimeve ne dy dekadat e fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë