Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Luftë mercenarësh? Rusia: 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme, gati të na bashkohen

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 10:32 | Bota

Rusia do të lejojë luftëtarët e huaj që t’i bashkohen luftës që ka nisur në Ukrainë. Duket që kërkesat janë disa mijëra, kryesisht nga Lindja e Mesme. “Po marrim shumë kërkesa nga vullnetarë nga vende të ndryshme që dëshirojnë të vijnë në Republikat Popullore të Luhansk dhe Donetsk dhe t’i bashkohen lëvizjes çlirimtare, siç e shohin ata. Shumica prej tyre janë nga vende të Lindjes së Mesme dhe kemi mbi 16 mijë aplikime. Besojmë se duhet t’i aprovojmë ato, veçanërisht duke marrë në konsideratë që nuk aplikojnë për para, por sepse ata njerëz kanë dëshirë të vijnë. Ne I njohim shumë prej tyre, pasi na kanë ndihmuar në luftën kundër ISIS gjatë periudhës më të vështirë, në 10 vitet e fundit”, tha ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

https://youtu.be/B-cKkwbjUYM

Presidenti rus foli sërish për mercenarët përreth botës që I janë bashkuar rezistencës së Ukrainës, duke theksuar se e gjithë kjo bëhet me sponsorizim të Perëndimit dhe e konsideroi një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Putin përmendi edhe armët që perëndimi ia ka dhuruar Ukrainës. “Sa I përket armëve, veçanërisht ato të prodhuara nga Perëndimi, të cilat ranë në duart e ushtrisë ruse, sigurisht që e mbështes mundësinë për t’ia dhënë njësive ushtarake të republikave popullore të Luhansk dhe Donetsk”, tha Putin.

Një paralajmërim pati edhe për NATO-n. “Lidhur me forcimin e kufijve perëndimorë të Rusisë për shkak të veprimeve që po ndërmerren nga NATO, si përgjigje ndaj veprimeve të tyre - kërkon një konsideratë të veçantë dhe ju kërkoj që të përgatitni një raport të posaçëm, të raportoni rezultatet dhe ne do të marrim një vendim në të ardhmen e afërt”, tha Putin.

https://a2news.com/2022/03/07/pergatitjet-per-sulmin-ndaj-qyteteve-rusia-rekruton-mercenare-siriane/

Nga ana tjetër, edhe Ukraina u ka bërë thirrje të huajve që duan t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar, të aplikojnë në ambasadat e Ukrainës në vendet e tyre. Sipas autoriteteve, në këtë legjion kanë mbërritur rreth 20 mijë të huaj, nga 52 shtete të ndryshme të botës.

Edhe ambasadori ukrainas në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen luftës, por në vendin tonë ligji e ndalon pjesëmarrjen në luftime në vende të huaja.

https://a2news.com/2022/02/28/ukraina-kerkon-vullnetare-shqiptaret-i-ndalon-ligji-te-luftojne-ne-vende-te-tjera/
https://a2news.com/2022/03/10/snajperi-me-vdekjeprures-mberrin-ne-ndihme-te-ukraines/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli