Lukashenko, mbështetje pa kushte për Putin: Për një muaj sanksionet e Perëndimit do të jenë harruar

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 15:48
Lukashenko mbeshtetje pa kushte per Putin  Per nje muaj sanksionet e Perendimit do jene harruar 1280x720

Lukashenko, mbështetje pa kushte për Putin: Për një muaj sanksionet e Perëndimit do të jenë harruar

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 15:48

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i tha Vladimir Putinit se për një muaj, sanksionet e Perëndimit do të jenë harruar. Gjatë një takimi mes dy liderëve në Moskë, Lukashenko i ofroi edhe një herë mbështetje të pakushtëzuar homologut rus, për pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e cilëson “operacion special” ushtarak.

Lukashenko akuzoi Ukrainën se donte të hidhte në erë centralin bërthamor të Çernobilit, dhe e quajti fat të mirë që ai është marrë në kontroll nga ushtria ruse, ndërkohë që pranoi se po furnizohet me energji nga Bjellorusia.

Të dyja shtetet janë sanksionuar nga Perëndimi për agresionin në Ukrainë, pasi një pjesë e trupave ruse u futën pikërisht nga kufiri me Bjellorusinë.