Rusia nis bombardimet ndaj një tjetër qyteti ukrainas

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 22:11
KR NATO QIELLI RUSIA.duplicate frame 660 1280x720

Rusia nis bombardimet ndaj një tjetër qyteti ukrainas

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 22:11

Trupat ruse kanë bombarduar me intensitet mbrëmjen e së premtes qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym e flakë në këtë zonë.

Vitaliy Kim, kreu i rajonit, tha se po luftohet për të zmbrapsur trupat ruse.

Sipas tij, bombat kanë goditur kudo, pa diferencim, duke përfshirë edhe një lokal dhe pallat.