SHBA gati t’i heqë privilegjet tregtare Rusisë

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 10:22
gazsjellesi 1024x576

SHBA gati t’i heqë privilegjet tregtare Rusisë

Përditësuar më: 11/3/2022, ora 10:22

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të kërkojë përfundimin e marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë, duke i hapur rrugën rritjes së tarifave për importet nga ky vend.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Bloomberg, sipas së cilës njoftimi për heqjen e privilegjeve tregtare, do të vijë së bashku me liderët e G7 dhe BE-së.

Pezullimi i marrëdhënieve normale tregtare, i njohur gjithashtu si “klauzola e kombit më të favorizuar”, do ta vendosë Rusinë në të njëjtin nivel me vende si Kuba dhe Koreja e Veriut.

Dhe kjo do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa dukshëm më të larta se anëtarët e tjerë të OBT-së.