Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Do të negociojmë me Rusinë, por nuk do të dorëzohemi”

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 21:43 | Bota
“Do të negociojmë me Rusinë, por nuk do të

Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se vendi i tij është gati për negociata me Rusinë, por kurrë nuk do të dorëzohen dhe as nuk do të pranojnë ultimatume.

Dmytro Kuleba tha se është i hapur për bisedime, por shtoi se Rusia po bën kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Kuleba nënvizoi gjithashtu se trupat ukrainase kanë nevojë për mbështetje ushtarake dhe përsëriti kërkesën ndaj vendeve perëndimore që të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë.

https://a2news.com/2022/03/12/zelensky-kievin-mund-ta-marrin-vetem-nese-e-rrafshojne/

“Nëse përforcojmë mbrojtjen tonë ajrore, do të arrijmë të shpëtojmë jetën e më shumë qytetarëve”, deklaroi Kuleba.

Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Rusia po përdor taktika të ngjashme me ato që ka përdorur në luftën civile të Sirisë dhe bëri thirrje që Perëndimi të ndihmojë Ukrainën në hetimin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të mund t’i përdorë për të dënuar krimet e luftës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu