“Pushtimi rus kërcënon demokracinë në të gjithë Europën”

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 21:00
harris 1280x720

“Pushtimi rus kërcënon demokracinë në të gjithë Europën”

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 21:00

Zv/presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka deklaruar se pushtimi rus ndaj Ukrainës është një kërcënim i madh për të gjitha demokracitë.

“Pushtimi rus nuk kërcënon vetëm demokracinë ukrainase, por demokracinë dhe sigurinë e të gjithë Europës. Oqeani që na ndan neve nga Ukraina, nuk do të thotë që jemi të paprekur nga ky aggression”, tha Harris.

Më tej, ajo theksoi se “SHBA qëndron krah popullit ukrainas dhe në mbrojtje të aleancës së NATO-s”.