Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zelensky: Kievin mund ta marrin vetëm nëse e rrafshojnë

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 19:02 | Bota
Zelensky: Kievin mund ta marrin vetëm nëse e rrafshojnë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka deklaruar se rusët mund të marrin nën kontroll Kievin vetëm nëse e rrafshojnë si qytet.

Në konferencën për shtyp që mbajti sot në Kiev, Zelensky tha: “Rusët mund ta marrin Kievin vetëm nëse e rrafshojnë. Është një luftë e vështirë, që ka bashkuar vendin tonë. Nëse më pyesni si është situata në frontin e luftës, mund t’ju them se ka luftë kudo. Disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më dhe kjo është një tragjedi. Janë zhdukur. Njerëzit po ashtu janë larguar. Kanë ikur përgjithmonë. Ndaj, jemi kudo në front lufte”.

https://a2news.com/2022/03/12/ish-zyrtarja-e-nato-s-nuk-ka-gjasa-qe-rusia-te-kete-sukses-ne-kiev/

Sa i përket negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, Zelenksy u shpreh: “Diplomatët tanë po punojnë për detajet e agjendës për një tjetër takim të dy delegacioneve, ruse dhe ukrainase. Do doja që të takoheshin. Jo vetëm me fjalë, por të nisim realisht procesin e një marrëveshjeje paqeje dhe t’i japim fund kësaj lufte. Vetëm kështu nis fundi i një lufte në një botë të civilizuar”.

https://a2news.com/2022/03/12/inteligjenca-britanike-forcat-ruse-25-km-nga-kievi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë