Zelensky tregon humbjet e Ukrainës në 17 ditët e luftës

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 16:27
zelenski 1 1 1280x720

Zelensky tregon humbjet e Ukrainës në 17 ditët e luftës

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 16:27

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në një konferencë për shtyp në Kiev, ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ukrainase në 17 ditë luftimi ndaj trupave ruse.

“Rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus”, tha Zelensky.

Gjithashtu, ai tha se 500-600 trupa ruse u dorëzuan te forcat ukrainase ditën e premte.

Ndërkohë, sipas BBC, trupat ruse që kanë humbur jetën në luftë janë rreth 6000.