Zelensky: Ushtria ruse ka regjistruar humbjet më të mëdha në dekada

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 13:04
zelensky 2

Zelensky: Ushtria ruse ka regjistruar humbjet më të mëdha në dekada

Përditësuar më: 12/3/2022, ora 13:04

Ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re drejtuar kombit, të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.

Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky thotë gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Europian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.