Aksidentohet në Itali autobusi me refugjatë ukrainas

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 08:13
070435310 d0234447 0ef6 4a3d b398 cc7f6625e8f5

Aksidentohet në Itali autobusi me refugjatë ukrainas

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 08:13

Një autobus që transportonte refugjatë ukrainas është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në Itali, duke i marrë jetën njërit prej tyre.

Si të mos mjaftonte lufta në Ukrainë, këta refugjatë kanë parë tmerrin me sy pikërisht sapo po mbërrinin në destinacionin e tyre në qytetin e Forlisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende paqarta, ndërkohë që të lënduar kanë mbetur dhe shumë refugjatë të tjerë që kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut.