Gazetari amerikan vritet nga rusët në periferi të Kievit

Publikuar më: 13/3/2022, ora 16:21

Gazetari amerikan vritet nga rusët në periferi të Kievit

Publikuar më: 13/3/2022, ora 16:21

Gazetari amerikan, Brent Renaud, dikur bashkëpunëtor i “New York Times” dhe fitues i disa çmimeve në karrierën e tij, u vra nga forcat ruse në afërsi të Kievit të dielën. Lajmin e konfirmoi shefi i policisë lokale.

51-vjeçari u qëllua për vdekje kur ushtarët rusë hapën zjarrë drejt një makine në një urë në qytezën Irpin, tha policia. “Pushtuesit vrasin edhe gazetarët e mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën e asaj që Rusia po bën në Ukrainë”, shkroi në Facebook shefi i policisë së Kievit, Andrey Nebitov. “Sigurisht që profesioni i gazetarit është i rrezikshëm, por shtetasi amerikan Brent Renaud pagoi me jetë për përpjekjen e tij për të nxjerrë në dritë agresorët”, shtoi ai. Gjatë sulmit me armë mbetën të plagosur edhe dy gazetarë të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Videoreporteri Renaud ka fituar çmimin “Peabody” për një reportazh të realizuar bashkë më të vëllain, Craig. Të dy vëllezërit Renaud kanë realizuar disa dokumentarë gjatë karrierës së tyre, në Iran, Afganistan, Haiti, Egjipt dhe Libi.