Përballja me Rusinë, SHBA të tjera ndihma ushtarake për Ukrainën

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 09:04
162128300 636c08e0 bcff 447e a847 efd2c9071f73 1012x720

Përballja me Rusinë, SHBA të tjera ndihma ushtarake për Ukrainën

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 09:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu janë përgjigjur thirrjeve të Kievit zyrtar dhe do të dërgojnë shumë shpejt drejt Ukrainës një ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 200 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme armësh antitanke dhe kundërajrore, të cilat janë kërkuar shpesh herë nga presidenti Zelensky për të përballuar agresionin rus.

Presidenti Joe Biden autorizoi ndihmën shtesë mbi sigurinë, duke i hapur rrugën dërgimit të menjëhershëm të pajisjeve të reja ushtarake në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar Ukrainën në mënyrë të përsëritur, me armë nga rezerva e armëve amerikane, duke filluar nga vjeshta e vitit 2021 dhe më pas sërish në dhjetor dhe shkurt.