SHBA: Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake nga Kina që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 21:27
Rusia ka kerkuar pajisje ushtarake nga Kina qe prej nisjes se pushtimit te Ukraines 1280x720

SHBA: Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake nga Kina që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 21:27

“Financial Times” citon zyrtarë amerikanë të thonë se Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake nga Kina që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt. Kjo ka shqetësuar Shtëpinë e Bardhë, pasi Kina mund të vendosë të ndihmojë Rusinë që të minojë përpjekjet e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën.

Një tjetër burim tha gjithashtu për “Financial Times” se “Shtetet e Bashkuara po përgatiten për të paralajmëruar vendet aleate për situatën, pasi ka indikacione që Kina mund të jetë duke u bërë gati për të ndihmuar Rusinë”.

“Edhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë gjithashtu se ka shenja që Rusisë po i mbarojnë disa lloj armatimesh teksa lufta në Ukrainë po arrin javën e tretë”, shkruan “Financial Times”.

Kina është përpjekur të ruajë një status neutral sa i përket të paktën deklaratave zyrtare në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë. Madje Pekini ka bërë disa herë thirrje për shmangie të përshkallëzimeve. Por aleanca mes Kinës dhe Rusisë është e njohur dhe e konfirmuar nga liderët e të dy shteteve.