Sulmohet treni me refugjatë në Ukrainë

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 11:59
Screenshot 11 2 1280x679

Sulmohet treni me refugjatë në Ukrainë

Përditësuar më: 13/3/2022, ora 11:59

Një tren për pasagjerë, i cili po evakuonte refugjatët nga lindja e Ukrainës, është sulmuar nga forcat ruse mëngjesin e së dielës.

Sipas të dhënave paraprake nga kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës, gjatë këtij sulmi është vrarë drejtuesi i trenit dhe janë plagosur disa të tjerë.

Treni ishte planifikuar që të evakuonte banorët nga rajonet e Donetsk dhe Luhansk, përfshirë këtu dhe 100 fëmijë.