90 fëmijë të vrarë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 11:05
5e3e95b7 3866 4272 be42 769d251eec34 1080x720

90 fëmijë të vrarë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 11:05

90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Shifrën e dha Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës të hënën.

“Numri më i lartë i viktimave janë në Kiev, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, tha Prokuroria në një deklaratë.

Rusia e quan pushtimin e Ukrainës një “operacion special” për çarmatosjen dhe denazifikimin e vendit fqinj dhe thotë që nuk po shënjestron civilët. Luftimet vazhdojnë në disa qytete të vendit dhe Ukraina pretendon që numri i civilëve të vrarë është shumë më i lartë sesa numri i ushtarëve.