Aleati i ngushtë i Putin e pranon: Operacioni në Ukrainë nuk po ecën si duhet

Publikuar më: 14/3/2022, ora 13:14
viktor zolotov vladimir putin lufta ne ukraine 1167x720

Aleati i ngushtë i Putin e pranon: Operacioni në Ukrainë nuk po ecën si duhet

Publikuar më: 14/3/2022, ora 13:14

Aleati i ngushtë i Vladimir Putin ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk po ecën me ritme aq të shpejta sa do të kishte dashur Kremlini, raporton Reuters.

Shefi i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov, fajësoi për këtë forcat ukrainase të ekstremit të djathtë që, sipas tij, po fshihen pas civilëve. Kjo është një akuzë e përsëritur shpesh nga zyrtarët rusë.

“Do të doja të thosha se jo çdo gjë po ecën aq shpejt sa do të donim”, tha Zolotov gjatë një shërbese fetare të drejtuar nga Patriarku rus, Kirill. “Por po ecim drejt objektivit tonë hap pas hapi dhe fitorja do të jetë e jona. Kjo ikonë do të mbrojë ushtrinë ruse dhe të përshpejtojë fitoren tonë”.

Zolotov sot kontrollon një prej degëve më të rëndësishme të forcave ruse, ndërsa dikur ai ka qenë shefi i rojeve personale të Putin.