Bisedimet për paqen, palët diskutojnë sërish sot mes sinjaleve për progres

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 13:47
bisedimet 1280x720

Bisedimet për paqen, palët diskutojnë sërish sot mes sinjaleve për progres

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 13:47

Ndërsa realiteti në terren flet për një luftë që sa vjen e bëhet më e ashpër, në frontin diplomatik ka sinjale për progres.

Një raund i katërt bisedimesh mbahet sot mes palëve, këtë herë me videokonferencë. Shpresat për një zhvillim pozitiv u shtuan pas deklaratës së negociatorit të Kievit, Mikailo Podoljak, i cili tha se bisedimet në fundjavë kishin qenë konstruktive.

“Moska po fillon të flasë në mënyrë konstruktive. Besoj se do të arrijmë rezultate brenda pak ditësh”, tha negociatori, në të parin pohim me tone optimiste që prej fillimit të luftës.

Gjithashtu, i dërguari i Moskës në bisedime, Leonid Slutsky, citohet nga agjencia e lajmeve “Tass” të thotë se ishte shënuar progres i konsiderueshëm. Sipas tij, shumë shpejt mund të arrihen disa marrëveshje, ndërsa palët pritet të pajtohen mbi një sërë pikash.