Festime tek “Toptani” për 5-vjetorin

Publikuar më: 14/3/2022, ora 17:40

Festime tek “Toptani” për 5-vjetorin

Publikuar më: 14/3/2022, ora 17:40

Nuk ka nisje më të mirë të një ceremonie argëtuese sesa ta fillosh atë me gëzimin e fëmijëve dhe “Toptani Shopping Center”, në këtë 5-vjetor të krijimit, mblodhi së pari vogëlushët që të hapnin serinë e argëtimeve.

Lodrat dhe dhuratat, si pjesë e pandarë, ndezin edhe dëshirën e të vegjëlve për të festuar. Një trupë profesioniste cirku dha shfaqjen e parë në datën 3 mars, kur nisën edhe festimet për këtë 5-vjetor. Stafi i Toptanit nxjerr në pah shndërrimin e kësaj qendre tregtare në një pikë multifunksionale, ku përpos blerjeve, klientët mund të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme.

Festimet kulmuan mbrëmjen e 4 marsit, ku banorët e Tiranës patën mundësinë që fundjavën ta kalonin në shoqërinë e disa aktiviteteve, të cilat nisën me këmbëgjatët që mblodhën vogëlushë të shumtë në pedonale, për të vijuar më pas me numra të ndryshëm shpejtësie dhe cirku, që argëtuan jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, të cilët ishin në pritje të dy aktiviteteve të tjera që pasonin mbrëmjen e së shtunës.

Tingujt e muzikës së Eugen Bushpepës elektrizuan të rinjtë e shumtë që kishin ardhur për ta dëgjuar dhe për të kënduar bashkë me të. Ky koncert i këngëtarit të njohur përmbylli edhe mbrëmjen e 4 marsit. Paraditja e 5 marsit u ishte kushtuar sërish fëmijëve, të cilët zhvilluan aftësitë e tyre artistike përmes penelit. Piktura të shumta vizatuan vogëlushët e talentuar, duke kaluar disa çaste argëtuese, të ofruara nga organizatorët e eventit. Koncerti i këngëtares Kamela Islami u shijua nga të pranishmit në mbrëmjen e 5 marsit.

Edhe dita pasuese ishte menduar për aktivitete dhe lojëra për fëmijët, për të mbërritur në orët e mbrëmjes së 6 marsit, kur hapësira ishte tërësisht për të rriturit. Dhe ti bësh ata pjesë të lojës, sigurisht që është e vështirë, por jo e pamundur për profesionistët e Toptani Shopping Center, të cilët, mesa duket, kishin gjetur mënyrën e duhur dhe lojëra me të vërtetë të thjeshta dhe argëtuese.

Çdokënd që kalonte aty pranë dhe që sigurisht kishte kohë në dispozicion e ngacmonte ideja e pjesëmarrjes. Në lojë ka edhe pjesëmarrës nga jashtë Shqipërisë. Dita e pestë e festimeve iu kushtua grave, të cilat patën mundësinë të përfitonin “make up” falas.

Stafi organizator i Toptani Shopping Center arriti të përfshinte një numër të madh fëmijësh dhe të rriturish në aktivitetet që organizoi për këtë 5-vjetor, ashtu siç ka ndodhur edhe në evente të mëparshme të organizuara nga kjo qendër tregtare. Me këtë hapësirë të konsiderueshme, fare pranë qendrës së Tiranës, me dyqane të shumta, bare, restorante dhe ambiente të tjera rekalsi, Toptani Shopping Center mbetet një qendër e lakmuar dhe tepër e frekuentuar, që shton përherë shërbimet dhe ofron gjithmonë atë çka vetë klientët preferojnë.