Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Flasin të evakuuarit nga Mariupoli: Na kanë bombarduar ditë e natë

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 07:19 | Bota
Flasin të evakuuarit nga Mariupoli: Na kanë bombarduar ditë e

Njerëzit që arritën të shpëtonin nga Mariupol në Ukrainën jugore, kanë rrëfyer për BBC-në skenat e tmerrshme në qytetin ku forcat ruse kanë intensifikuar rrethimin.

At Pavel Komashevsky, një prift, tha se zonat e banuara ishin bombarduar pa pushim ditë e natë, ndërsa  avionët gjëmojnë lart dhe raketa Grad shpërthyen.

Me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mbarimin e ushqimit dhe ujit, banorët filluan një grabitje masive të dyqaneve dhe farmacive, shtoi At Pavel.

Ai ishte larguar disa ditë më parë në një kolonë prej rreth njëqind makinash private dhe tha se planet për evakuim përmes një korridori humanitar, u braktisën për shkak të bombardimeve ruse.

Sipas tij, autokolona u kthye në një pikë kontrolli ruse, por shoferët vendas ofruan një rrugë tjetër për të shkuar në territorin e kontrolluar nga forcat ukrainase.

Të dielën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kërkoi akses për dërgesat e ndihmave dhe një plan për evakuimin e tyre.

Ndërkohë mediat ukrainase raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne, në perëndim të Kievit, u dëmtua si rezultat i një sulmi me raketa ruse.

Nuk ka ende informacione për viktimat dhe të plagosurit.

Agjencia UNIAN ka thënë se në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr, një sulm me raketa kishte në shënjestër ndërtesat administrative. UNIAN thotë se katër persona u plagosën dhe shtatë ndërtesa u shkatërruan në sulm.

Të hënën, sirenat e sulmit ajror mund të dëgjoheshin në shumë rajone anembanë vendit - nga Lviv dhe Transcarpathia në Kharkiv dhe Odesa.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha se një predhë artilerie që goditi një ndërtesë banimi 9-katëshe në Kiev, kishte shkaktuar dëme në disa apartamente dhe kate.

A2 CNN Livestream

Dita jonë