Rusët ulin flamurin ukrainas në “Sheshin e Fitores” në Melitopol

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 22:05
Untitled collage 2022 03 14T220521.463 1280x720

Rusët ulin flamurin ukrainas në “Sheshin e Fitores” në Melitopol

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 22:05

Ushtarët rusë kanë ulur flamurin e Ukrainës në një prej shesheve kryesore të qytetit të Melitopol, kontrollin e të cilit e kanë marrë në 26 shkurt.

Sipas disa mediave, flamuri ukrainas u ul nga disa punonjës të shërbimit publik në “Sheshin e Fitores” në Melitopol, për të vendosur më pas atë të Rusisë.

Melitopoli ishte një nga qytete e para që u kontrollua nga rusët. Ata arrestuan menjëherë kryebashkiakun e zgjedhur ligjërisht Ivan Fedorov, për ta akuzuar disa ditë më vonë për terrorizëm.

Më pas në krye të bashkisë u caktua Galina Danilchenko, e cila tentoi të shpërndante këshillin bashkiak për të krijuar një Komiteti Popullor.