Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rusia bllokon eksportin e sheqerit dhe grurit

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 21:30 | Bota
Rusia bllokon eksportin e sheqerit dhe grurit

Rusia ka bërë së fundmi me dije se është e gatshme të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm.

Lajmi u dha nga zv/kryeministrja Victoria Abramchenko përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zv.kryeministrja tregon se miratoi aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe atij të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani