Rusia qëllon në fabrikën e avionëve Antonov në Ukrainë

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 09:09
antonov 1 1280x720

Rusia qëllon në fabrikën e avionëve Antonov në Ukrainë

Përditësuar më: 14/3/2022, ora 09:09

Objekti i prodhimit të avionëve Antonov është goditur nga bombardimet ruse. Lajmi raportohet nga BBC, duke cituar autoritetet e qytetit.

Administrata e qytetit thotë se është goditur “uzina” e avionëve Antonov, duke saktësuar që nuk bëhet fjalë aeroportin Antonov.

Fabrika ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.

Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit.