Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj vodkës ruse

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 11:51 | Bota
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj vodkës ruse

Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ekonomike kundër Moskës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, që synon të godasë importin e produkteve ruse me vlerë rreth 900 milionë paund vitin e kaluar, mbi një miliard euro.

Sanksionet përfshijnë edhe pijen e njohur ruse, vodkën, së cilës do t'i vendoset një taksë shtesë prej 35%, dhe mallrat e luksit, duke përfshirë import-eksportin e automjeteve të shtrenjta, në përputhje me vendimin e fundit edhe nga BE.

 “Qëllimi është izolimi i mëtejshëm i ekonomisë ruse nga tregtia globale", tha Rishi Sunak, Kancelar i Thesarit i qeverisë së Boris Johnson.

Më herët, ministrat e Financave të vendeve europiane kanë miratuar paketën e katërt të sanksioneve ndaj 600 shtetasve rusë, paketë të cilën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e ka quajtur “vendim historik”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë