Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Invalid nga Covid-19, nisin vlerësimet e para te pacientët që e kanë kaluar rëndë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 15:27 | Aktualitet
Invalid nga Covid-19, nisin vlerësimet e para te pacientët që e

Krahas problemeve të shumta që solli pandemia, koronavirusi po shkakton edhe invaliditet. Personat që e kanë kaluar rëndë sëmundjen po japin shenja për paaftësinë e tyre për punë. Mjekët e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi” kanë nisur vlerësimet e para te pacientët që Covid-19 ka shkaktuar dëmtime të mëdha në mushkëri.

“Kanë filluar të vijnë pacientët e parë të cilët kanë kaluar Covid para një viti apo para gjashtë muajsh. Kjo tregon që do të kemi në të ardhmen pacientë të cilët kanë bërë Covid të rëndë”, thotë drejtoresha e sanatoriumit, Silva Bala. “Do të kategorizojmë në këtë grup pacientësh cilët do të jenë të aftë për të punuar dhe cilët do të përfitojnë nga skemat e invaliditetit”.

Edhe pse vala “Omicron” po prek fundin, problemet post-Covid po shtohen. Pavijoni dedikuar pacientëve  të negativizuar me shqetësime serioze nga koronavirusi, është thuajse plot. Bala, thotë se kjo periudhë, edhe pse e qetë nga infektimet e reja, pritet të sjellë shtim të pacientëve post-Covid. “Ajo çka kanë më tepër nevojë është oskigjenoterapia. Janë rreth 32 pacientë, duke ditur që i gjithë kapaciteti shkon në 40 shtretër. Në shëribmin e urgjencës shfaqen 5-6 raste çdo natë”, tregon ajo.

Aktualisht numri i të shtruarve në dy spitalet Covid është gati i njëjtë me numrin e pacientëve që marrin shërbim në pavijonin post-Covid në sanatorium.

A2 CNN Livestream

Dita jonë