Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kandidati për kreun e FSHF, Shakohoxha: Vazhdoj betejën ligjore, gjykata do të flasë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 17:06 | Sporte të tjera
Kandidati për kreun e FSHF, Shakohoxha: Vazhdoj betejën ligjore,

Pasi i kërkoi komunitetit të futbollit të bojkotonte asamblenë e jashtëligjshme dhe të parregullt, Dritan Shakohoxha nuk u paraqit në procesin zgjedhor për kreun e Federatës së Futbollit. Lëvizja nuk është një tërheqje nga gara, pasi kandidati për president premton se beteja do të vazhdojë, duke zbatuar ligjet.

“Unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që ky votim nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standard si në 2 rastet e mëparshme”, tha Shakohoxha.

Edhe pse dy paditë për manipulime me listat e kandidatëve të Shoqatave Rajonale janë tërhequr, pas presionit të UEFA-s se do i hiqte Shqipërisë finalen e Conference League, aktualisht mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës, sipas të cilës Asambleja Zgjedhore në FSHF është pezulluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë