Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kievi vendos shtetrrethim 36-orësh, bombardohet aeroporti Dnipro

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 11:09 | Bota
Kievi vendos shtetrrethim 36-orësh, bombardohet aeroporti Dnipro

Nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes është vendosur një shtetrrethim 36-orësh në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bahskisë, Vitali Klitschko, në Telegram.

"Sipas vendimit të komandës ushtarake, nga sot 15 mars, në Kiev do të vendoset një shtetrrethimi nga ora 20:00 me ndalimin e lëvizjes nëpër qytet pa leje të veçanta. Mund të dilni vetëm për të arritur në vendstrehime”, njoftoi ai.

Ora policore do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit më 17 mars, ndërsa Klitschko u kërkoi qytetarëve të përgatiten.

"Prandaj, u kërkoj të gjithë qytetarëve të Kievit të përgatiten për faktin se do të duhet të qëndrojnë brenda dy ditësh ose, në rast alarmi, në një strehë."

Ndërkohë bombardimet përfshinë edhe aeroportin Dnipro, i cili u shkatërrua masivisht, raportuan autoritetet rajonale në Ukrainë.

Rreth 350 000 njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol, qyteti në juglindje të Ukrainës që është rrethuar nga trupat ruse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë