Lufta në Ukrainë, bisedimet vijojnë sot pasi raundi i katërt u ndërpre pa rezultate

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 10:39
negociatat 1 1280x715

Lufta në Ukrainë, bisedimet vijojnë sot pasi raundi i katërt u ndërpre pa rezultate

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 10:39

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës do të vijojnë edhe ditën e sotme, pasi raundi i katërt i negociatave të hënën përfundoi pa ndonjë rezultat.

Delegacionet mes të dyja vendeve diskutuan për disa orë të hënën përmes videokonferencës, para se të njoftohej një pauzë teknike, siç e cilësoi këshilltari i Presidentit Zelensky.

Ai tha se negociatat do të vazhdonin të martën për t’i dhënë kohë palëve të sqarojnë më mirë qëndrimet përkatëse.

Ndërsa vetë kreu i shtetit, Volodymyr Zelensky, pranoi se bisedimet me palën ruse për të gjetur një zgjidhje diplomatike nuk janë të lehta. Megjithatë, ai tha se së shpejti do të njoftojë rezultate konkrete.