Negociatat me Rusinë, Ukraina: Ka hapësirë për kompromis

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 22:28
negociatat

Negociatat me Rusinë, Ukraina: Ka hapësirë për kompromis

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 22:28

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës duket se kanë hyrë në një fazë të re dhe bisedimet të kthyera online po zhvillohen tashmë çdo ditë.

Në përfundim të bisedimeve të kësaj të marte, burime nga delegacioni ukrainas bënë me dije se negociatat janë shumë të vështira, por fatmirësisht ka hapësira për arritjen e një kompromisi.

“Është një proces negociues shumë i vështirë dhe dinamik. Ka kontradikta thelbësore. Por ka sigurisht dhe hapësira për arritjen e një kompromisi”, shkruan në rrjetet sociale, Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Zelensky.

Ai shton se ndonëse bisedimet janë ndërprerë për pushim, vijon puna me nëngrupet e caktuara nga të dyja palët.