Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Protestuesit prezantojnë kërkesat, i japin kohë qeverisë deri të shtunën

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 18:00 | Aktualitet

Protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve është ndërprerë në ditën e saj të shtatë, për të rifilluar sërish ditën e shtunë.

Aktivisti Adriatik Lapaj paraqiti kërkesat e shoqërisë civile.

Aktivistët thanë se do t’i japin kohë kryeministrit Edi Rama që t’i shqyrtojë këto kërkesa, por ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e shtunë me një marshim që nis nga sheshi "Skënderbej" për të qëndruar më pas përballë kryeministrisë, për t’i kërkuar Ramës që të reflektojë rreth këtyre kërkesave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani