Rinisin bisedimet Rusi-Ukrainë, Kievi kërkon paqe, Moska pret rezultate të qëndrueshme

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 16:55

Rinisin bisedimet Rusi-Ukrainë, Kievi kërkon paqe, Moska pret rezultate të qëndrueshme

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 16:55

Disa orë pas rinisjes së negociatave për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës ka ardhur dhe përditësimi më i fundit lidhur me atë çfarë po bisedohet.

 “Negociatat po vijojnë. Kanë rifilluar konsultimet për platformën kryesore të negociatave”, shkruan në Twitter Mikail Podoljak, anëtar i delegacionit të Kievit. Ai shton se aktualisht po diskutohet për çështje të përgjithshme që kanë të bëjnë me gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike, caktimin e një armëpushimi dhe tërheqjen e trupave ruse nga territori i Ukrainës.

Nga ana tjetër, Rusia thotë se puna e delegacioneve po vijon dhe këtë e konsideron diçka pozitive.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nënvizoi se nuk mund të parashikojë rezultatin e bisedimeve për paqe. Megjithatë tha se ka pritshmëri për rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. Ndërsa Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, vuri në dukje se bisedimet kanë për qëllim arritjen e një statusi neutral për Ukrainën.