Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Stërvitja më e madhe e NATO-s në 30 vitet e fundit, 200 km larg kufirit rus

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 14:52 | Aktualitet

NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit. NATO thotë se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë. Madje aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por Moska refuzoi.

Në stërvitjen e quajtur “Përgjigjja e Ftohtë” marrin pjesë 30 mijë trupa, 50 anije luftarake dhe 200 avionë luftarakë. Ajo po zhvillohet 200 kilometra larg kufirit me Rusinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë