Tërhiqet Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk mund të jetë pjesë e NATO

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 17:54
zelensky 1224x720

Tërhiqet Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk mund të jetë pjesë e NATO

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 17:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar së fundmi se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Gjatë një konference të zhvilluar me zyrtarët e ushtrisë, kreu i shtetit ukrainas u shpreh se “Ukraina nuk është një anëtare e NATO. Ne e kuptojmë këtë. Për vite me radhë kemi dëgjuar se dyert janë të hapura, por gjithashtu kemi dëgjuar se nuk mund të bashkohemi. Kjo është e vërteta dhe ne duhet ta njohim atë”.

“Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”, shtoi Zelensky.

Para pushtimit, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej në NATO, si një nga “garancitë e sigurisë” që kërkonte Moska.