Tjetër lajm tragjik nga Ukraina, vritet fotoreporteri i televizionit amerikan

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 18:53
Tjeter lajm tragjik nga Ukraina vritet fotoreporteri i televizionit amerikan 1280x720

Tjetër lajm tragjik nga Ukraina, vritet fotoreporteri i televizionit amerikan

Përditësuar më: 15/3/2022, ora 18:53

Një tjetër lajm tragjik vjen nga Ukraina. Fotoreporteri Pierre Zakrzewski i televizionit amerikan “Fox News” u vra teksa automjeti me të cilin ai po lëvizte së bashku me gazetarin Benjamin Hall u qëllua me armë zjarri pranë Kievit.

Ndërkohë, gazetari gazetarin Benjamin Hall ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ka konfirmuar televizioni “Fox News”.

Në të kaluarën, Zakrzewski kishte raportuar edhe nga zonat e luftës në Irak, Afganistan dhe Siri. “Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”, tha presidentja e “Fox News Media”, Suzanne Scott. Ai është gazetari i dytë i vrarë në Ukrainë në dy ditë. Brent Renaud, një regjisor dokumentarësh dhe një gazetar veteran i mbulimit të ngjarjeve në zonat e luftës, vdiq të dielën pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj makinës së tij.