Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Berisha nuk ka pse të tërhiqet”, Këlliçi: Të hapur për bashkimin e PD, Basha të matet me garë

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 11:47 | Politikë
“Berisha nuk ka pse të tërhiqet”, Këlliçi:

Braktisja e Lulzim Bashës nga pjesa dërrmuese e grupit parlamentar demokrat shton optimizmin e Belind Këlliçit, për një zgjidhje të shpejtë të situatës brenda partisë. Vota është fjala kyç e këtij procesi, pohon deputeti, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së. 

“Nga reagimet që kemi parë, më shumë se 95% e grupit parlamentar kanë kërkuar largimin e zotit Basha. Jam i bindur që kjo situatë do të zgjidhet përmes votës”, tha Këlliçi për A2 CNN.

Largimi i Lulzim Bashës, duke marrë me vete edhe Sali Berishën, është një prej zgjidhjeve që është hedhur në tavolinë si nga deputetët, që deri vonë i qëndruan në krah kryetarit, ashtu edhe nga disa prej drejtuesve të degëve. Në një intervistë për A2 CNN, Këlliçi i cilëson këto qëndrime si marifete që nuk e përmirësojnë situatën në PD: “Kjo nuk është thënë nga deputetët, por nga zyra e shtypit e PD-së që vijon të dezinformojë. Nuk e kuptoj nga çfarë duhet të bëjë një hap pas zoti Sali Berisha? Ndoshta nga mbështetja që i kanë dhënë demokratët. Kjo më duket absurde”.

Të drejtën për të garuar ia njohu edhe Lulzim Bashës: “Lulzim Basha të votëbesohet meqë mendon se ka mbështetjen e demokratëve”.

Sipas tij, komisioni i rithemelimit të PD e ka derën e hapur për të gjithë ata që kanë shprehur mendimin ndryshe brenda partisë, ndërsa theksoi se PD do kompletojë procesin e riorganizimit të saj për t’u bërë gati për provën e radhës elektorale: “Fraksioni “brava” e ka mbyllur, do të vazhdojnë punën për riorganizim sfida e radhës zgjedhjet lokale”.

Riorgamizimi i PD është parashikuar që të përfundojë në 30 prill, atëherë kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i partisë, që më pas pritet t’i hapë udhë edhe zgjedhjes së kryetarit të ri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu