“Kievi po saboton zgjidhjen paqësore”, Putin: Objektivi ynë nuk është të pushtojmë Ukrainën

Përditësuar më: 16/3/2022, ora 18:32
vladimir putin merceneraret e huaj perdorin civilet si mburoje a2 cnn news lajme bota lufta ne ukraine 1082x720 1

“Kievi po saboton zgjidhjen paqësore”, Putin: Objektivi ynë nuk është të pushtojmë Ukrainën

Përditësuar më: 16/3/2022, ora 18:32

Në një intervistë për mediat ruse, presidenti Putin përsëriti qëndrimin se qëllimi i Rusisë në Ukrainë nuk është ta pushtojë atë, duke renditur arsyet e çmilitarizimit, neutralitetit dhe denazifikimit të saj.

Në lidhje me bisedimet për paqen, kreu i Kremlinit akuzoi autoritetet ukrainase se po sabotojnë një zgjidhje paqësore të krizës, lidhur kjo edhe me deklaratat e fundit nga Zelensky se refuzon një status neutral të ngjashëm me atë austriak dhe suedez.

Sipas Putin “operacioni special” vijon sipas planit.

“Përparimi i trupave ruse në Ukrainë po zhvillohet në një zbatim të qartë të planeve të hartuara më herët”, përfundon presidenti rus.