SHBA armatos “deri në dhëmbë” Ukrainën, qindra sisteme kundërajrore dhe mijëra kundërtanke

Publikuar më: 16/3/2022, ora 20:55
stinger antitank 1077x720

SHBA armatos “deri në dhëmbë” Ukrainën, qindra sisteme kundërajrore dhe mijëra kundërtanke

Publikuar më: 16/3/2022, ora 20:55

Ndërsa ritheksoi pozicionimin e SHBA-ve kundër vendosjes së zonës së ndalimit të fluturimeve mbi Ukrainë, Biden deklaroi këtë të mërkurë se Amerika do t’i japë 1 miliard dollarë Ukrainës përmes paketës së re të armëve me rreze të gjatë veprime dhe dronëve.

“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase për t’i ndihmuar ata derisa luftojnë kundër këtij pushtimi”, tha Biden.

Presidenti amerikan po ashtu tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Ukrainën që pajisjet me “sisteme shtesë kundërajrore me rreze të gjatë veprimi”.

Biden theksoi se Ukraina do të marrë 800 sisteme kundërajrore Stinger, 9,000 armë kundërtanke, 7,000 armë të lehta dhe 20 milionë fishekë. SHBA-ja po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës 100 dronë dhe Biden tha se “kjo dëshmon zotimin tonë për të dërguar sistemet e fundit për Ukrainën që të mbrohet”.