Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zelensky njofton fitore në gjyq: Rusët të largohen menjëherë

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:57 | Bota
Zelensky njofton fitore në gjyq: Rusët të largohen

Ukraina fitoi çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. “Gjykata urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të pushtimit. Urdhri bazohet në ligjin ndërkombëtar. Rusia duhet ta zbatojë menjëherë. Injorimi i urdhrit do ta izolojë edhe më shumë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Prej 21 ditësh tashmë, Rusia ka futur trupat e saj në Ukrainë. Moska e quan “operacion special” për çarmatosjen dhe denazifikimin e vendit fqinj, por pushtimi është dënuar nga e gjithë bota perëndimore dhe ndaj saj janë vendosur sanksione të rënda.

Ndërkohë që luftimet vazhdojnë, palët janë ulur edhe në tavolinën e negociatave dhe gjatë të mërkurës janë shtuar zërat për arritjen e një dakordësie paraprake të paktën për neutralitetin e Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani