Bilanci i luftës, Pentagoni: Rusia ka humbur një të pestën e forcës së saj

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 18:49

Bilanci i luftës, Pentagoni: Rusia ka humbur një të pestën e forcës së saj

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 18:49

Në një raport të fundit të Pentagonit thuhet se ushtria ruse ka humbur deri 28 mijë ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë, të vrarë dhe të plagosur, ndërsa theksohet se ka ngecur në të gjitha frontet.

SHBA thotë se të paktën 7 mijë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve, ndërsa nga 14 mijë deri në 21 mijë janë plagosur. Këto shifra përbëjnë gati një të pestën e 150 mijë trupave që Putin grumbulloi në kufi me Ukrainën përpara se të jepte urdhrin për të sulmuar 21 ditë më parë.

“Daily Mail” shkruan se ky numër është afërsisht sa dyfishi i humbjeve që ka pësuar NATO në Afganistan gjatë dy dekadave luftimesh.