Inteligjenca britanike: Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 10:15
bilanci luftes rusi ukraine 13 mars 5

Inteligjenca britanike: Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

Përditësuar më: 17/3/2022, ora 10:15

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë ngecur në të gjitha frontet, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj, këtë mëngjes.

Sipas saj, forcat ruse kanë bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda.

“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirëkoordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, shton Ministria e Mbrojtjes.

Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore, bombardime dhe granatime të popullatës civile, sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.

Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është gati 7000 personel.